POLITIKE

Vuçiç injoron ultimatumin e BE për mos vizituar Moskën, presidenti i Serbisë: Nuk kam ndryshuar vendim

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të mërkurën se nuk e ka ndryshuar vendimin për të udhëtuar në Rusi, për të marrë pjesë në festën ruse të “Ditës së Fitores” në Luftën e Dytë Botërore, më 9 maj në Moskë.

Në një fjalim drejtuar publikut, Vuçiç tha se do të jetë në kryeqytetin rus me një njësi të Ushtrisë së Serbisë, e cila do të marrë pjesë në ceremoni.

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, i ka paralajmëruar liderët e Ballkanit të mos marrin pjesë në paradën e “Ditës së Fitores” të Vladimir Putinit në Moskë muajin e ardhshëm.

“E kemi bërë shumë të qartë që nuk duam që asnjë vend kandidat [i BE-së] të marrë pjesë në këto ngjarje më 9 maj në Moskë”, tha Kallas të hënën, duke iu referuar kryesisht gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që shpresojnë t’i bashkohen bllokut.

Vuçiç theksoi se “deri në këtë moment” nuk e ka ndryshuar vendimin për udhëtimin e tij, duke shtuar “do të shohim si do të rrjedhin gjërat”.

“Nuk e di çfarë lloj sanksionesh mund të vendosen, a do të mund ta përballojë ushtria këtë presion apo jo”, u shpreh ai, duke folur për masat e mundshme ndëshkuese nga Perëndimi për shkak të pjesëmarrjes në paradën në Moskë.

Vuçiç tha gjithashtu se nuk ka qenë në Moskë për më shumë se tri vjet dhe se nuk është takuar zyrtarisht me Putinin që nga nëntori i vitit 2021, “për dallim nga shumë liderë evropianë”.

Pavarësisht thirrjeve nga Brukseli, Serbia vazhdon të mos pranojë të vendosë sanksione ndaj Rusisë, më shumë se tri vjet pas fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës./REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago