POLITIKE

Analisti serb: Serbia duhet ta pranojë – Kosova është e pavarur

Analisti serb Dushan Janjiq, që jeton në Beograd, ka përcjellë zhvillimet rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që kur nisi ajo me një marrëveshje fillestare në Bruksel, që kulmoi me marrëveshjen shtatë pikëshe për të në vitin 2015.

Më shumë se marrëveshje, Janjiq ka thënë se sot, sheh një mosmarrëveshje nga të dyja palët në dialog.

“Atë kohë, Serbia ka insistuar që të ketë vetëm kompetenca ekzekutive, realisht nuk ka insistuar por ka interpretuar tekstin që AKS do të ketë kompetenca ekzekutive. Në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar më 2015-të, është jashtë teme kur thuhet se s’ka kompetenca ekzekutive. Ka të bëjë për, do të thosha, mosmarrëveshjen”, ka thënë aipër InDoks.

Janjiq thotë se pala kosovare dhe ajo serbe kanë mosmarrëveshje rreth statusit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Sipas tij, të dyja shtetet Kosova e Serbia duhet ta ndryshojnë Kushtetutën.

“Në thelb ata kanë mosmarrëveshje rreth statusit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nëse do të jetë nën sistemin konstitucional të Kosovës, apo jo. Çfarë nënkupton sistemi kushtetues i tashëm ose i riu, tani kjo është pyetja. Dhe mendoj që ky është problemi kryesor i cili u dëmtua nga Gjykata Kushtetuese dhe politikanët kosovarë. Se në thelb, nëse jeni duke kuptuar procesin logjik të denormalizimit dhe dialogut, nuk përjashtohet mundësia që në fund të procesit, ju ta ndryshoni Kushtetutën tuaj. Kjo po ashtu vlen edhe për Serbinë. Serbia sigurisht që duhet ta ndryshojë”, deklaroi analisti serb.

Ai ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur nga Serbia, dhe për ta realizuar marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, Janjiç thekson se Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën.

“Nëse po bisedoni për seriozisht (në dialog), asnjë lëvizje e bërë nga ana e Serbisë në dialogun e Brukselit nuk është në përputhje me Kushtetutën ekzistuese të Serbisë. Kosova është pjesë autonome, është pjesë e Serbisë – por që në të vërtetë nuk është. Realiteti që ne e dimë është se Kosova është e pavarur nga Serbia”, u shpreh ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago