Analistja amerikane, Ivana Stradner ka thënë së fundmi se presidenti serb, Aleksander Vuçiq po ndjek plotësisht hapat e homologut të tij rus, Vladimir Putin, në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor.
Siç ka shkruar ajo në rrjete sociale, në këtë drejtim Vuçiq ka krijuar një lëvizje të re gjoja pro-perëndimore, në mënyrë që të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim.
“Vuçiq po ndjek plotësisht hapat e Putinit në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor… Gjëja tjetër për Vuçiqin? Ai duhet të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim dhe ai do të krijojë një lëvizje të re të rreme “pro-perëndimore”. Ai ka punuar për të për disa muaj dhe disa muaj më parë pashë disa serbë të rinj mbresëlënës në rrjetet sociale të cilët mburreshin se i bashkoheshin kësaj lëvizjeje”, ka shkruar ajo.
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…