POLITIKE

Analiza e “Bacit”: Nesër nënshkruhet “Zajednica”

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli-aka-‘Baci’, ka thënë disa fjalë para takimit të nesërm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Në takim do të diskutohet plani franko-gjerman, ndërsa sipas raportimeve të ndryshme, pritet të nënshkruhet një marrëveshje.

Pacolli thotë se plani do ta sjell “Zajednicën”, ndërsa nga marrëveshja do të përfitojnë edhe Kosova, edhe Serbia.

“Nesër me 27 shkurt, me shumë gjasa do të nënshkruhet dokumenti i famshëm, i njohur sot si dokumenti evropian, ku Kosova do të marrë përsipër obligimin e pashmangshëm për të jetësuar “Zajednicën” në këmbim të kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës. Me fjalë të tjera, situata do të dalë si një vit më parë; Nga kjo marrëveshje do të përfitojë Serbia, por edhe Kosova, dikush më shumë e dikush më pak. Serbia në mënyrë të pashmangshme fiton “Zajednicën” dhe do të sigurojë rrugën e saj drejt BE-së me njëfarë “vetëngushëllimi” për t’u distancuar nga Rusia, por jo për t’u ndarë”, shkruan ai.

Sipas Pacollit, Kosova përfiton me kthimin e serbëve në institucione, ndërsa, përkundër që nuk merr njohjen nga Serbia, ajo do të përfitojë nga të gjitha aderimet apo integrimet euroatlantike ku Rusia nuk ka prezencë.

“Kosova, në anën tjetër, fiton; kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, apo mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në komunat serbe. Kosova nuk merr njohje nga Serbia, por përfiton nga të gjitha aderimet apo integrimet euroatlantike ku Rusia nuk ka prezencë (ndikim), si liberalizimi i vizave, Këshilli i Evropës etj., dhe ndoshta ndonjë njohje e ndonjë shteti anëtare e BE-së që ende nuk e ka njohur Kosovën”, thotë ai.

Në fund të shkrimit të tij në Facebook, Pacolli ka rezervuar disa kritika për Kurtin dhe i jep merita SHBA-së dhe BE-së.

“Marrëveshja në fjalë me Serbinë duhet të nënshkruhet, ashtu siç do të bënte çdo qeveri para vitit 2021 (ndoshta me më pak trauma). Siç mund ta shihni, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është krejtësisht kundër asaj që dikur kishte premtuar Kryeministri Albin Kurti, sa ishte në opozitë. Sot, edhe pse në kundërshtim me premtimet e tij, është mirë që gjërat po shkojnë drejt një perspektive paqësore. Kjo marrëveshje paraqet një hap të madh drejtë zgjidhjës së problemit mê Serbinë. Merita e madhe i takon miqve tanë tradicionalë SHBA-së dhe BE-së, të cilëve populli i Kosovës do t’u jetë përjetësisht mirënjohës”, përfundon ai.

 

Tags


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

8 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

15 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

19 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

21 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago