Andrew Tate mbetet pas hekurave

Një gjykatë rumune ka refuzuar kërkesën e Andrew Tate për t’u liruar me kusht nga paraburgimi policor në pritje të një hetimi penal për trafikim të dyshuar seksual.

Tate, vëllai i tij Tristan dhe dy gra të dyshuara rumune janë në paraburgim policor që prej datës 29 dhjetor, ndërsa prokurorët po i hetojnë ata me dyshimin për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një grupi kriminal për shfrytëzimin seksual të grave, akuza që ata i kanë mohuar. raporton Deutsche Welle.

Një gjykatë në Bukuresht tha se kërkesa e Tate për të zëvendësuar paraburgimin policor me lirim të kufizuar me kusht ishte “e papranueshme” në parim.

Ekipi i tij mbrojtës tha se ata ishin “të zhgënjyer me këtë rezultat” dhe do të apelonin vendimin.

Andrew Tate, një ish-kikboksier, ka miliona ndjekës në internet – pavarësisht se është i ndaluar nga mediat sociale duke përfshirë TikTok, Instagram, Facebook dhe YouTube me pretendimin për komente mizogjene.

Por telashet për të erdhën fill pasi deklaroi kalimin në Islam. Duke qenë një influencer me peshë, sidomos te rinia, ekziston versioni se çdo akuza ndaj tij, si dhe burgosja, është një plan konsipracionist për ta goditur tashmë që mund të përcjellë mesazhe islame në masa e madhe e ndjekësve.