Ish i burgosuri për rastin “Panda”, Agron Kollçaku ka treguar një pamflet me dy persona, ku sipas tij të njëjtit janë urdhërdhënësit për vrasjen në lokalin “Panda”.
Kollçaku ka thënë se i di emrat e urdhërdhënësve për vrasjet e të rinjve. Ai ka treguar një fletë me dy persona në të duke thënë se të njëjtit janë urdhërdhënësit.
“Kam dëgjuar edhe më herët, e di kush janë urdhërdhënësit e kësaj vrasjeje. Megjithëse ajo të nesërmen u morr vesh se kush e ka bërë e kush ka dhënë urdhër, shteti serb është qe 24 vite duke e fshehur për të mos u zbuluar ky rast…Krejt i kam dëgjuar edhe me emra…po tash po i harroj edhe emrat megjithëse unë këtu e kam edhe një shtyp që është botuar në Serbi…këta të dy janë urdhërdhënësit e vrasjeve në kafiterinë PANDA”, ka treguar ai për rtv dukagjinin.
Tutje, Kollçaku ka treguar edhe për vuajtjet e tij përgjatë kohës sa ishte i burgosur.
“Vuajtje ka pas 24/24…në Pejë kam qëndruar tre ditë e tri net në zyrat e tyre, pastaj më kanë dërguar në burg në Pejë deri më 11 qershor. Kur janë tërhequr forcat serbe prej Peje na kanë marrë me vete e na kanë dërguar në Serbi”, ka treguar ai.
Ai tregon edhe për akuzat e tij nga autoritetet serbe.
“”Ti je kryesori”, – më thoshte, “ti i ke mbytur fëmijët”. M lëshonin një video incizim e më thoshin “shiko çfarë u ke bërë fëmijëve””, tregon Kollçaku.
I njëjti tregon se ndodhinë e masakrës e kishte kuptuar të nesërmen nga mediat.
I pyetur se a ka pyetur dikush pas luftës lidhur me këtë rast, Kollçaku ka thënë se askush nuk i ka pyetur përveç mediave.
“As UNMIK-u, as EULEX-i, as hiq”, ka deklaruar ai duke bërë të qartë se as institucionet vendore nuk e kanë pyetur.
Masakra në kafenenë Panda ishte një sulm mbi disa të rinj serb në qytetin e Pejës.
Dy persona të maskuar hapën zjarr në një kafene duke lënë të vrarë gjashtë të rinj serbë dhe duke plagosur 15 të tjerë. Lidhur me rastin, faji u ishte lënë shqiptarëve.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…