Anetari oi Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Burim Ramadani, përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, e ka kritikuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për takimin dhe fotografimin me mikun e Vladimir Putinit, Gerard Dapardieu.
Ramdani ka shkruar se një takim më një njeri të tillë është gabim i Albin Kurtit, dhe njëherit i ka kujtuar Kurtit se çfarë kishte shkruar për nobelistin Handke.
“Me Gerard Depardieu? Seriozisht? Gabim Albin, gabim!
Po ku t’u gjet një mik i Putinit, pavarësisht vlerave artistike që mund të ketë ai?
Sikurse ke thënë para 4 ditësh për nobelistin Handke, “shkrimtarin nuk mund ta gjykojmë assesi si të pavarur prej vetes, veprës e fjalës së vet”. Po Depardieun, e gjykove të pavarur prej vetes?”, ka shkruar Ramadani.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…