Teki Shala mbeti pa punë që nga 23 prilli i këtij viti kur ish-kryeministri Albin Kurti e shkarkoi atë nga pozita si anëtar i Bordit të Përkohshëm të Telekomit të Kosovës.
Por, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili refuzonte t’ia bënte kuorumin bordit të kaluar të Telekomit, është rikthyer sërish në bordin e ri të ndërmarrjes publike.
Ai është emëruar sot në të njëjtën pozitë me vendim të qeverisë aktuale të Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.
Përveç Shalës, i cili është anëtar i LDK-së në pushtet dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjakovës, Qeveria e Kosovës emëroi sot edhe tre anëtarët e tjerë të bordit të Telekomit.
Atë do ta përbëjnë edhe Mehmet Berisha, Kushtrim Krasniqi e Blerim Shehu. Berisha do ta kryesojë këtë bord, vendosi sot Qeveria.
Për dallim nga Shala, një mbështetës i hapur dhe anëtar i partisë kryesore të koalicionit, për tre drejtorët e tjerë të bordit nuk ka të dhëna që tregojnë për lidhje të mundshme të tyre me politikën.
Kryesuesi i Bordit, Mehmet Berisha është jurist me profesion dhe punon prej gati 8 vitesh në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Aktualisht është ushtrues detyre i Departamentit Ligjor në AKP.
As për Blerim Shehun, anëtarin tjetër të Bordit të Përkohshëm të Telekomit nuk ka dëshmi që e lidhin atë me parti politike. Të dhënat publike tregojnë se ai e ka origjinën nga Komuna e Prizrenit dhe se përvoja e tij kryesore lidhet me financa në institucionet publike.
Përvojë të ngjashme del të ketë edhe Kushtrim Krasniqi, i cili së fundmi ka qenë i angazhuar si ekspert i jashtëm i auditimit në Bankën për Biznes (BPB). Më parë ka punuar si analist financiar në USAID.
Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës ka dhënë dorëheqje të martën pas vendimit për tërheqjen e 26 milionë eurove nga llogaria e kompanisë publike.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…