Anëtari kroat i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq ka thënë se Millorad Dodik e kundërshton njohjen e Kosovës, por sipas tij kjo çështje ka marrë fund.
Ai shton se anëtari serb i Presidencës së Bosnjës-Hercegovinës, Millorad Dodik më parë e pranoi gjenocidin në Srebrenicë dhe më pas ndryshoi tregimin.
I pyetur se a po përgatitet Bosnja ta njohë Kosovën, Komshiq në një intervistë për Deutsche Welle shprehet se nuk ka një marrëveshje të tillë në nivelin e Presidencës dhe se siç tha ai “kjo nuk është një gjë e panjohur”.
Dodik kundërshton fuqishëm këtë, megjithëse – nëse do të jeni realist dhe pragmatik – Kosova është një shtet. E kryer. Ky është fundi i tregimit. Ne thjesht po presim që Beogradi ta pranojë atë fakt, ta pranojë dhe atëherë gjërat do të jenë më të lehta. Tani jemi dëshmitarë të protestave. Pandemia e koronës u përdor për një lloj rebelimi dhe thuhej se ishte një protestë kundër futjes së shtetrrethimit”, ka thënë Komshiq për DW në gjuhën boshnjake.
“Pas disa çastesh, ishte e qartë se nuk kishte asnjë lidhje me pandeminë, por se kishte të bënte me Kosovën, sepse gjithçka që pamë në pamjet që vinin nga Beogradi, tregon se ekziston madje një strukturë e organizuar politike, e cila fshehu qëllimin duke folur për koronën që ishte për të parandaluar një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha ai
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…