BOTA

Anija japoneze goditet nga një raketë ruse në brigjet e Ukrainës

Një anije mallrash në pronësi japoneze u godit nga një raketë në brigjet e Ukrainës në Detin e Zi të premten, duke lënë të plagosur lehtë një anëtar të ekuipazhit, ka thënë të shtunën një zyrtar nga një firmë japoneze e transportit detar.

Zyrtari shtoi se në bord ishin 20 anëtarë të ekuipazhit.

Sipas një deklarate të lëshuar në faqen e Facebook-ut të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës të shtunën, raportet paraprake tregojnë se raketa u lëshua nga forcat ruse dhe goditi pjesën e pasme të anijes së ngarkesave “Namura Queen” të premten.

“Në ndihmë ka ardhur rimorkiatori ‘P&O STAR’. Situata është nën kontroll”, thuhet në postim.

Anija po lundronte nën flamurin panamez dhe po shkonte për në portin Pivdennyy.

Transmetuesi publik japonez NHK raportoi të shtunën se ekuipazhi i “Namura Queen” janë të gjithë të sigurt. Ndërkohë, sipas një faqeje interneti që gjurmon pozicionet e anijeve, anija aktualisht është në rrugë për në Stamboll, Turqi.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës raportoi gjithashtu se një anije tjetër u granatua nga një luftanije ruse të premten. Bëhet fjalë për anijen “Millenial Spirit”, e cila po lundronte nën flamurin moldav dhe mbante 600 tonë naftë në bord kur u godit. Dy anëtarë të ekuipazhit u plagosën rëndë si pasojë e sulmit, ka bërë të ditur ministria.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago