Në portin e Durrësit pritet të mbërrijë anija e parë me grurë nga Ukraina që prej fillimit të luftës.
E ngarkuar në Izmail të Ukrainës, anija është nisur më 28 korrik dhe pritet të mbërrijë mëngjesin e 10 gushtit në Portin e Durrësit.
Aktualisht, anija me grurë ndodhet në ujërat greke të Jonit dhe pritet të mbërrijë në orët e para të së mërkurës në Durrës.
Ndërkohë në lundrim drejt Durrësit është dhe një anije e ngarkuar në Rusi me uré, që prite të mbërrijë në port mbrëmjen e së martës, ndërsa e ka nisur lundrimin nga porti rus Novorossiysk.