Mitropoliti serb Amfilohje i Malit të Zi i cili njihet për politikën e tij antishqiptare është takuar sot me Kryepiskopin Anastas duke pretenduar kinse kanë ofruar ndihma për të lënduarit nga tërmeti në Shqipëri.
Mitropoliti Amfilohje i Malit të Zi vizitoi Kryepiskopin Anastas në Tiranë më datën 3 Dhjetor. Dy Hierarkët u takuan në Selinë e Kryepiskopatës së Hirshme të Tiranës.
Mitropoliti Amfilok, i cili ishte dhe iniciator i këtij takimi, i shprehu Kryepiskopit Anastas ‘keqardhjen’ dhe ngushëllimet e tij të thella për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i disa ditëve më parë, që u mori jetën shumë personave dhe shkaktoi dëme të rënda materiale. Në shenjë ‘solidariteti’, Mitropoliti i Malit të Zi dhuroi një shumë të caktuar, në ndihmë të të prekurve nga ky tërmet. Mitropoliti gjithashtu i përcolli Fortlumturisë nderimin dhe respektin e gjithë popullit të Malit të Zi për shërbimin baritor dhe përpjekjet e tij të shumta për ngjalljen dhe restaurimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…