Anton Quni: Osmani më dha fjalën se mbetet në LDK

Anton Çuni e përkrah pa rezervë vendosmërinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që qeverinë e re ta bëjë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e Nismën Social Demokrate.

Madje është i gatshëm ta rimarrë postim e ministrit të mbrojtjes që e ka aktualisht, nëse i besohet edhe më tej.

Si për veten, Quni nuk e di as për Vjosa Osmanin, nëse do të mbetët në pozitën e kryeparlamentarës, pas krijimit të qeverisë së re.

Por, pavarësisht mospajtimeve që i ka pasur me të në bisedat e shpeshta, pas qëndrimeve të kundërta të nënkryetares me partinë, Osmani ia ka dhënë këtij besën për diçka.