21 vite më parë, u vra, komandanti Agim Ramadani, i njohur si Katana.
E tash, pas dy dekadash, gruaja e tij, Shukrije Ramadani, ka përkujtuar atë duke thënë që po synohet edhe të lëvizen kufijtë, e të thuhet që kjo ishte edhe ëndrra e tij.
E deklaratën e gruas së Agim Ramadanit ku edhe thuhet që toka ku u derdh gjak nuk falet lehtë, është shpërndarë edhe nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni.
Kjo është deklarata e plotë e Shukrije Ramadanit.
“Për ditëlindjen Tēnde!
Si ta uroj ditëlindjen shpirti im?! Në lulen e rinisë me gjakun tënd lave ëndrrat tua për Shqipërinë e bashkuar. Shum gjëra u bënë ndryshe qe 21 vite të mungesës sate!Erëra të forta po fryjnê kufinjëve tanë me shpresën se mund të ju lēvizin,shtyjnë ma anash për ca hektarë,ose të ju përvetësojnë e me emrin tuaj të na bindin se kjo ishte edhe êndrra e juaj. Po harrojnë se gjaku i derdhur ecë lirshëm damarëve të tokës së lashtë pellazge e cila nuk falet aq lehtë,se frymon dhembje.Ti prekësh ata damarë e prek shpirtin epokave të çëndresēs. Ndoshta më mirē që na u mbyllën rrugët kah ju,e lulet u vyshkēn nē duar,se do të habiteshe me pamjen e përqudnueme të botës njerëzore që do të vizitonin.Njerëz pa fytyra veq me sy. Kishin ardhur aq shum sy e ua kishim prishur qetësinë! Ti ke ditur ti lexosh sytë e njerëzve,të zbulosh të fshehtat e tyre e thikat pas shpine qē ti ruanin!Po tash jan shumuar thikat shpirti jem,në çdo anë secili therr secilin e fshehet pas maskes së liderit të vet.Ideali u shkel e harru si të zhdukurit e luftës. Êndrrat e bukura u shëmtuan e po shëndrrohen në makthe të humburish që se gjejnë rrugën e dritës!Asesi spo e gjejmë kush është Diogjeni,kujt tia besojmë shpirtin kur dreqërit me rroba engjujsh po vishen e mbi kokat tona daullet e patriotizmit i rrahin në emër të dheut e atdheut.
Çdo herë jam lutur ti qelësh sytë e të shikosh lirinë që me gjak e lave,sot shpresoj që nuk na sheh e na dëgjon!Pusho i qetë shpirti im,se ti vetëm ditëlindje ke!Pusho, me bindjen se ngjyrat e lirisë janë ashtu siç i ëndërrove e pikturove me dashurinë e pêrjetshme!”, ka shkruar Ramadani.