Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila njëherësh ishte e përfshirë në organizimin e “Sunny Hill” ka reaguar pas anulimit të festivalit.
Kjo pas zhvendosjes së tij në Tiranë, për shkak të zvarritjes së përgjigjes nga Ministria e Administrimit Publik për dhënien e pronës.
Ajo ka ripostuar një fotografi të faqes zyrtare të “Sunny Hill” në InstaStory, ku u zbulua se festivali do të zhvendoset në Tiranë.
Megjithatë, nuk ka bërë asnjë koment tjetër në lidhje me këtë.
“Sunny Hill” ishte paraparë të mbahej më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në një lokacion të ri, Bernicë, pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë.