Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, tha të mërkurën se Kroacia nuk do t’i japë dritën jeshile Serbisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian derisa të zgjidhet çështja e personave të zhdukur.
“Çështja e personave të zhdukur dhe çështja e hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian janë dy gjëra të lidhura”, u tha Anushiq gazetarëve pasi dërgoi kontingjentin e 44-të të ushtarëve kroatë në misionin KFOR në Kosovë, duke shtuar:
“Nuk mund të ndodhë që një vend të mos ketë zgjidhur çështje dypalëshe me një tjetër, dhe tjetri, në këtë rast Kroacia, të japë dritën jeshile për t’u bashkuar me BE-në”, tha ministri.
Ai theksoi se çështja e personave të zhdukur është thelbësore në marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Serbisë dhe se ata presin që Serbia të përmbushë detyrimet e saj, raporton Hina.
Kroacia është ende duke kërkuar eshtrat e 1,740 personave që u zhdukën gjatë agresionit kundër Kroacisë.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…