Në Carrabreg të Deçanit, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e M. K., pronar i furrës së bukës “Evropa”, duke hyrë përmes një dritareje të katit të dytë dhe kanë marrë kasafortën e hekurt që ndodhej në dhomën e fjetjes.
Sipas ankuesit, brenda kasafortës ndodheshin 150 mijë euro para të gatshme, si dhe stoli ari në vlerë rreth 6 mijë euro.
Ai ka deklaruar se këto para i kishte kursyer nga biznesi ndër vite, ndërsa një pjesë ia kishin dhënë miqtë e tij për shërimin e nipit jashtë vendit, në Turqi.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë e hetimeve të stacionit, të cilat kanë njoftuar prokurorin kujdestar, hetimet rajonale, forenzikën dhe kanë kërkuar edhe angazhimin e njësisë K-9. Deri tani nuk ka persona të dyshuar, ndërsa rasti është nën hetime.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…