People who have been evacuated from Afghanistan arrive at Pristina International Airport in Pristina, Kosovo August 29, 2021, after Taliban insurgents entered Afghanistan's capital Kabul. REUTERS/Laura Hasani
Kosova ka rënë dakord që të marrë të evakuuarit nga Afganistani të cilët nuk arrijnë të kalojnë raundet fillestare në SHBA, të cilët do të qëndrojnë për më shumë se një vit.
Kështu ka raportuar Associated Press, duke njoftuar se një gjë të tillë e ka thënë një zyrtar amerikan përgjatë së shtunës, përcjell Gazeta Express.
Sipas AP, ky po shihet si rregullim i synuar të ndërprejë problemet e sigurisë nën vazhdën e evakuimit të afganëve në SHBA.
Ambasada Amerikane në Kosovë në një deklaratë të shtunën vonë theksoi se marrëveshja nuk do të thoshte se Kosova po evakuonte persona të cilët ishin konsideruar të papërshtatshëm për t’u pranuar në Shtetet e Bashkuara.
“Disa aplikantë janë ende në procesin e marrjes së dokumenteve të nevojshme dhe dhënies së të gjithë informacionit të kërkuar për t’u kualifikuar sipas ligjit amerikan për hyrje të menjëhershme”, thuhej në deklaratën e ambasadës.
Zyrtari amerikan që zbuloi planin tha se qendrat e tranzitit “ofrojnë një vend të sigurt për grupe të ndryshme … për të përfunduar dokumentet e tyre ndërsa ne kryejmë shqyrtime të sigurisë para se të vazhdojnë në destinacionin e tyre përfundimtar në Shtetet e Bashkuara ose në një vend tjetër”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…