FOTO&VIDEO

Apeli i inxhinierës shqiptare: Fshini aplikacionin e tërmetit nga telefoni

Inxhinierja Luljeta Bozo bëri një apel ndërsa ishte e ftuar në emisionin Tempora në RTV Ora.

Bozo kërkoi që të ndryshohet mënyra sesi ndërtohet në Shqipëri.

Ajo tha se kjo duhet bërë duke u nisur nga respektimi i të gjitha hallkave që nuk janë respektuar dhe sollën tragjedinë e 26 nëntorit.

Ndërsa kishte një apel edhe për qytetarët. Ajo u kërkoi të fshinë aplikacionin për tërmetet nga telefoni dhe të mbledhin mendjen për të mos i zënë paniku.

Luljeta Bozo: “Kam një apel njerëzit ta mbledhin mendjen të mos i zërë paniku sepse sipas të gjithave gjasave e madhja kaloi pasgoditje do ketë derisa të çlirohet energjia nga brendësia e tokës. Ta marrim me qetësi. Mos shikoni shumë aplikacionin që është vënë. Sapo shikoni 3.1 ose 2.7 thoni obobo. Çfarë është 3.1 asgjë. Nuk është gjë fare 3.1 apo 3.5 ne ndërtuesit se quajmë gjë fare. Nuk e ndjejnë fare që kanë rënë.

Nuk e dinë njerëzit, shikojnë magnitudën sikur çfarë është.

Kam një merak të madhe që ne që i kemi shprehur mendimet tona shpresojmë që diçka të ndryshojë, ose të ndryshojë shumë në mënyrën sesi ndërtohet në Shqipëri duke nisur që nga të gjitha hallkat që duhet të respektohen që nuk janë respektuar. Kjo është pasojë e kësaj pune.

Duhet që specialistët më të mirë të bëjnë një draft t’ia çojnë qeverisë. Por duhet riorganizim tjetër sepse nuk funksionon kështu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

6 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

14 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

20 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago