Organizatat për të drejtat e njeriut raportojnë se autoritetet në Arabinë Saudite ekzekutuan brenda një dite 81 persona të dënuar për krime të ndryshme, më shumë se të gjitha ekzekutimet që u kryen gjatë gjithë vitit të kaluar.
Grupi, ku përfshihen 7 jemenas dhe një shtetas sirian, ishin dënuar për krime të rënda, duke përfshirë terrorizmin. Disa prej tyre i përkisnin grupit të Shtetit Islamik , al-Kaedës ose rebelëve Houthi në Jemen.
Organizatat e të drejtave thonë se shumë prej tyre nuk kishin marrë gjykime të drejta, një pretendim që qeveria e Arabisë Saudite e kundërshton.
Sipas agjencisë së lajmeve SPA, grupi i fundit ishte gjykuar nga 13 gjyqtarë dhe kishte kaluar në një proces gjyqësor me tre faza.
Ata u akuzuan për komploti e sulme ndaj objektivave jetike ekonomike, vrasje ose shënjestrim i anëtarëve të forcave të sigurisë, rrëmbim, torturë, përdhunim dhe kontrabandë armësh.
Arabia Saudite ka një nga nivelet më të larta të ekzekutimit në botë, e pesta në listën e përpiluar nga Amnesty International, katër të tjerat janë Kina, Irani, Egjipti dhe Iraku.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…