BOTA

Arabia Saudite mund të njohë Izraelin nëse zgjidhet çështja palestineze

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha të martën se mbretëria mund të njohë Izraelin nëse arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të përfshinte krijimin e një shteti palestinez.

“Ne jemi dakord që paqja rajonale përfshin paqe për Izraelin, por kjo mund të ndodhë vetëm përmes paqes për palestinezët, përmes një shteti palestinez,” tha gjatë fjalës së tij, Princi Faisal bin Farhan, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

I pyetur nëse Arabia Saudite do ta njihte më pas Izraelin si pjesë të një marrëveshjeje më të gjerë politike, ai u përgjigj: “Sigurisht”.

Pas fillimit të luftës, tetorin e kaluar, mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas që drejton Gazën, Arabia Saudite “ngriu” planet e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, që mbretëria të normalizonte lidhjet me Izraelin, duke rishikuar me shpejtësi përparësitë diplomatike, thanë dy burime që kanë njohuri mbi qëndrimin e Riadit.

Dy burimet i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se do të ketë vonesa në bisedimet e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit, që shihet si një hap kyç, për të arritur atë që kërkon në këmbim mbretëria saudite, një marrëveshje mbrojtjeje me Shtetet e Bashkuara.

Para 7 tetorit, kur luftëtarët e Hamasit të mbështetur nga Irani ndërmorrën sulmin në Izraelin jugor, udhëheqësit izraelitë dhe sauditë kishin sinjalizuar se po shënonin përparime të qëndrueshme drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, që mund të kishin ndryshuar Lindjen e Mesme./ VOA


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago