Stadiumi “Arena Kombëtare” ka hapur dyert për herë të parë për tifozët, në ndeshjen testuese mes skuadrave të femrave të Apolonisë dhe Vllaznisë.
Takimi nis në orën 19:00, ndërsa mësohet se me kërkesë të UEFA-s janë shpërndarë 10 mijë bileta për tifozët. Ky do të jetë testi para ndeshjes eliminatore me Francën, ku do të bëhet edhe inaugurimi i stadiumit.
Të pranishëm në këtë ndeshje pritet të jenë me mijëra tifozë, duke vendosur edhe një rekord për një ndeshje të futbollit të femrave.
https://www.facebook.com/telesportal/videos/481764559354633/