Marina amerikane tha se kishte sekuestruar një varkë peshkimi që po kontrabandonte sasi të mëdha armësh dhe municionesh nga Irani në Jemen.
Anijet patrulluese amerikane zbuluan armë në bord në pjesën veriore të Detit Arabik të hënën, raporton AP.
Marinsat zbuluan 1,400 pushkë kallashnikov dhe 226,000 copë municione në bord ndërsa ekuipazhi përbëhej nga pesë qytetarë jemenas.
Në një deklaratë, Flota e Pestë e SHBA-së akuzoi Iranin për dërgimin e armëve përmes një rruge që është përdorur gjithmonë për të “kontrabanduar armë te huthinjtë në Jemen”.
“Dorëzimi, shitja ose transferimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i armëve te grupimi Huthi shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe sanksionet e SHBA,” u tha në deklaratë.
Armët e konfiskuara u transferuan nga varkat patrulluese amerikane në destrojerin e raketave USS O’Kane dhe më pas e fundosën anijen e peshkimit për shkak të “rrezikut” që paraqet për lundrimin komercial.
Ekuipazhi jemenas u dërgua në Jemen.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…