Kërcënimi i armëve bërthamore të Vladimir Putinit është një “blof” dhe regjimi i tij do të shembet brenda dy viteve, ka deklaruar një ish-kryeministër i liderit rus.
Mikhail Kasyanov shërbeu si kryeministër gjatë viteve 2000 dhe 2004 përpara se të rrëzohej dhe të detyrohej të largohej nga Rusia .
Me trupat e tij që vazhdojnë të ngecin në Ukrainë , Putin njoftoi dje një mobilizim të pjesshëm të forcave rezervë, ndërsa tha se nuk do të hezitonte të përdorte armë të shkatërrimit në masë kundër Kievit apo Perëndimit.
Kasyanov beson se pushtimi katastrofik i ish-aleatit sovjetik së shpejti mund të sjellë fundin për shefin e tij të vjetër.
Ai tha për Channel 4 News: Për sa i përket mobilizimit, nuk është një blof. Për sa i përket përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore, unë mendoj se është një blof.”
Kasyanov deklaroi se deri në fund të vitit “do të ketë një situatë krejtësisht të ndryshme” për shkak të mobilizimit të planifikuar, duke shtuar: Z. Putin tashmë ka filluar periudhën e fundit të epokës së tij.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…