Krimea po boshatiset nga njerëzit. Radhë të gjata trafiku janë raportuar në orët e fundit në rrugët dhe urat që lidhin gadishullin me Rusinë, pas shpërthimeve të fundit të ndodhura në disa zona, përfshirë një bazë ushtarake.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se shumë persona po arratisen nga Krimea, rajon i aneksuar nga Rusia 8 vite më parë, nga frika e sulmeve të tjera që mund të vijnë nga ushtria ukrainase. Autoritetet pro ruse njoftuan pezullimin e linjave hekurudhore për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga sulmet.
Inteligjenca britanike thekson se Moska është tepër e shqetësuar për sigurinë e gadishullit të aneksuar, një pikë mjaft strategjike për planet e Vladimir Putin në Ukrainë. Në kundërpërgjigje për këtë situatë të krijuar, forcat ruse kanë përshkallëzuar bombardimet në jug.
Raketa janë lëshuar kundër një universiteti në Mykolaiv, shpërthime të cilat nuk kanë shkaktuar viktima apo të plagosur por vetëm dëme materiale. Ushtria ruse sulmoi edhe Odesën, duke plagosur 3 persona dhe shkatërruar ndërtesa të ndryshme.
Bombardime janë raportuar edhe në Donetsk, të cilat u morën jetën 2 personave dhe plagosën 8 të tjerë. Liderët pro rusë të këtij rajonit, po kërkojnë të gjejnë aleatë ndërkombëtarë, pas mbështetjes së marrë nga Putin.
Kreu i Republikës së Vetëshpallur të Donetsk, Denis Pushilim, i dërgoi një letër diktatori të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke i kërkuar bashkëpunim biletareal nga i cili do të përfitojnë të dyja palët.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…