Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u rikthye sërish dje në Zvërnec. Në një postim të publikuar këtë të diel në rrjetet sociale, kreu i qeverisë Rama u bëri apel “revolucionarëve”, siç i quajti ai, që gjatë vizitave në zonë të mos dëmtojnë mjedisin që pretendojnë se po mbrojnë.
“Kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre, se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10-vjeçar të gjuetisë”, u shpreh kreu i qeverisë.
Duke ndarë foto nga protesta në Zvërnec, ai tha se automjetet duhet të lihen pranë rrugës dhe vizitorët të ecin në këmbë deri në bregdet, në mënyrë që të mos shqetësojnë shpendët.
“T’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës, ju uroj të gjithëve një të diel të qetë”, u shpreh Rama.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…