LAJME

Arratisja nga Santorini: Banorët dhe turistët përpiqen të ikin nga ishulli nga frika e një fatkeqësie të afërt

Aktiviteti i lartë sizmik i dy ditëve të fundit ka shkaktuar panik të qytetarët e ishullit të Santorinit, si edhe te turistët që kanë shkuar atje për pushime.

Protothem.gr raporton se shumë banorë të ishullit dhe turistë nga frika e tërmeteve të shtuara janë drejtuar drejt aeroportit për t’u larguar nga ishulli.

Madje, për shkak të kërkesave të mëdha, për nesër kanë mbetur shumë pak vende në avionët e linjës ajrore Aegean dhe Sky Express, ndërsa një biletë pa kthim kushton mesatarisht 200 euro.

Në takimin e zhvilluar të autoriteteve për aktivitetin e fundit sizmik në zonën detare midis Santorinit dhe Amorgos, ministri i Mbrojtjes Civile Vassilis Kikilias u shpreh:

“Po shqyrtohen të gjithë elementët e aktivitetit sizmik. Masat që janë marrë deri më tani janë parandaluese. Do të ketë informacione të përditësuara në vazhdimësi. Kërkoj nga bashkëqytetarët tanë të dëgjojnë këshillat e ekspertëve dhe t’i respektojnë në mënyrë që të përballemi me situatën aktuale, ka vigjilencë masa parandaluese dhe organizim.”

 

Dy tërmete të tjera, me magnitudë 4.7 dhe 4.5 ballë të shkallës Rihter, me një distancë prej pak minutash, u regjistruan mbrëmjen e sotme në zonën e Santorinit në Greqi, ndërsa është ngritur alarmi për një goditje edhe më të fortë.Screenshot_18Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti me magnitudë 4.7 Rihter ka ndodhur në SSE të Arkesinit, Amorgos, në një thellësi prej 14.9 km.

E dyta nga lëkundjet e fundit me magnitudë 4.5 Rihter, raportohet se ndodhi në të njëjtën zonë me një thellësi prej 13 km.

Ndërkohë, autoritetet në Greqi kanë marrë masat dhe kanë paralajmëruar banorët e ishullit të Santorinit të shmangin grumbullimet në ambiente të mbyllura, të mos qëndrojnë në banesa të vjetra dhe të mos tregojnë panik në rast të lëkundjeve sizmike.

Ky mobilizim vjen, pasi në këtë ishull në 48 orët e fundit janë regjistruar mbi 200 lëkundje sizmike, duke shkaktuar panik te qytetarët, autoritetet dhe shkencëtarët.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë kryesisht nga zona e Anhidros, një ishull i pabanuar pranë Santorinit, fakt që ngre shqetësime.

Një nga masat e rëndësishme të rekomanduara nga ekspertët është evakuimi. Bashkia e Santorinit ka vendosur çadra në ambiente të hapura të ishullit për të gjithë qytetarët.

skininewarthrou

Sipas vullkanologut-studiuesit të Autoritetit Helen të Kërkimeve Gjeologjike dhe Minierave, Georgios Vougioukalakis, zona po kalon një krizë sizmike, me mbi 200 lëkundje të regjistruara në 48 orët e fundit.

Epiqendra janë të vendosura kryesisht në Anhidros, një ishull i pabanuar pranë Santorinit, fakt që ngre shqetësime.

Sipas z. Vougioukalakis, bazuar në të dhënat, shteti vendosi të shtrijë masat e sigurisë edhe në ishujt fqinjë Amorgos, Anafi dhe Ios, për të shmangur situatat e panikut dhe për të garantuar mbrojtjen e banorëve.

Profesori i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore në Universitetin Kombëtar të Athinës, Efthimios Lekkas, mbërriti në ishullin e Santorinit mesditën e së dielës, duke kryer një inspektim të zonës. Qytetarët këshillohen të mos banojnë në ndërtesa të vjetra, në rast lëkundjesh të forta, të mos i afrohen bregdetit, të mos bëjnë panik dhe t’u binden autoriteteve.

Ministria ka thënë se aktiviteti nuk ishte i lidhur me aktivitetin vullkanik dhe po tërhiqej, por ekspertët kanë propozuar masa paraprake, duke përfshirë mbylljen e shkollave më 3 shkurt. Ata gjithashtu u kërkuan njerëzve që të mos hynin ose të qëndronin në portin e vogël të Ammoudi dhe portin e Fira, që shërben kryesisht për anijet turistike.

Tërmete me magnitudë 2.8 dhe 4.5 ballë goditën zonën të dielën në mëngjes, sipas institutit gjeodinamik të Athinës, pa shkaktuar dëme. Greqia shpesh tronditet nga tërmetet.

Santorini është një nga destinacionet kryesore turistike të Greqisë.
Një nga shpërthimet më të mëdha në histori, rreth vitit 1600 para Krishtit, formoi ishullin në formën e tij aktuale. Shpërthimi i fundit në zonë ka ndodhur në vitin 1950.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

3 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

10 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

16 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago