Labinot Murati, njëri nga të arrestuarit nga aksioni i sotshëm i Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale, është deklaruar pas intervisitmit në polici.
Labionti, vëllai i Rilindit – të arrestuarit tjetër nën dyshimet për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, ka bërë të ditur se është liruar nga policia pas intervistimit.
Në një përgjigje për Klan Kosovën, ai konfirmoi se ishte arrestuar dhe më pas liruar, por nuk pranoi të jepte më shumë detaje.
“S’po du me folë. Jam arrestu e jam liru sot. Jam intervistu – s’po du me folë ma shumë”, deklaroi shkurt Murati.
Të njëjtën gjë e konfirmoi edhe babai i tij, Ibush Murati, zyrtar policor në Kaçanik, pas lirimit të të birit.
“Ma kanë arrestu edhe djalin tjetër sot. Por para pak minutash më thirri me më tregu që e kanë lëshu. Veç është intervistu,” tha ai për Klan Kosovën.
Përveç Labinotit edhe tre persona tjerë janë arrestuar mëngjesin e sotëm, të cilët më pas janë liruar.
Deri më tani Prokuroria Speciale e as Policia e Kosovës nuk janë deklaruar lidhur me rastin.