Emisari amerikan 3 orë bisedime “konstruktive” me Putinin, diskutohet edhe mundësia e nisjes së negociatave direkte Rusi-Ukrainë
I dërguari amerikan Steve Witkoff dhe Presidenti rus Vladimir Putin kanë patur bisedime “konstruktive” në Moskë të premten. Siç raporton BBC, diskutimet kanë zgjatur tre orë.
Yuri Ushakov, një ndihmës i Vladimir Putinit, ka deklaruar se brenda takimit, si pikë e veçantë, është diskutuar edhe mundësia që Rusia dhe Ukraina të rifillojnë bisedimet e drejtpërdrejta.
SHBA-të nuk kanë publikuar detaje për atë që u diskutua gjatë takimit, por ndërsa zhvillohej, Presidenti i SHBA-së Donald Trump la të kuptohej se të dy palët ishin afër arritjes së një marrëveshjeje.
Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi aleatëve të ushtrojnë më shumë presion mbi Rusinë, duke fajësuar Moskën për dështimin për të rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm të paraqitur më parë nga SHBA-të.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…