Aktivistët e Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti dhe Visar Perolli, janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kanë penguar konferencën për medie të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Në një video të KP shihet edhe momenti i arreestimit të aktivistëve të PSD-së.
Ndryshe, Ahmeti dhe Perolli kanë hyrë në vendin ku po mbahej konferenca, duke fshikëllyer drejt kryetares së Speciales.
“Nuk mund ta lejojmë të kalojë në qetësi, është përfaqësuese e një gjykate të padrejtë që nuk mund të sjellë qetësi, duan ta ndryshojnë historinë e luftës së Kosovës, duke e bërë si një luftë që ka ndodhë në mes të dy agresorëve, e jo si një luftë për liri”, thanë aktivistët e PSD-së.
Trendafilova tha se i vjen keq që nuk e kupton gjuhën shqipe për të ditur se cka thanë dy të rinjtë, megjithatë, i ka ftuar të njëjtit të kthehen në konferencë, për të bërë pyetje ndaj saj.