Dy finlandezë janë arrestuar këtë të shtunë në Shëngjin të Lezhës, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Manhunt”.
Shtetasit K. U., 30 vjeçe, dhe L. H., 32 vjeç, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike”.
Pas arrestimit në Shqipëri, të dy shtetasit do të ekstradohen drejt Finlandës.
Operacioni u finalizua nga Fast Albania, në bashkëpunim të ngushtë me FAST Finland, Interpolin e të dy vendeve dhe DVP Lezhë.