Një kosovar 25-vjeçar në Zvicër ka një listë të gjatë të mashtrimeve.
Si shembull ai krijoi disa llogari në aplikacionin për transport publik SBB me emra dhe adresa që i gjeti në librin digjital të telefonit. Ai ktheu ato në e-mail adresa dhe kështu ishte në gjendje të blinte bileta dhe të udhëtonte në gjithë Zvicrën – sigurisht në klasën e parë.
Ai porositi artikuj në internet me emra të rrejshëm. Për të gjitha ato u desh të përgjigjej të hënën në Gjykatën e qarkut të Winterthurit, shkruan “Tages-Anzeiger”.
Në gjykatë, prokurori e cilësoi sjelljen e të akuzuarit si keqdashëse, e si dëshmi për energji kriminale.
Kërkoi burgim për tri vjet dhe dhjetë vjet dëbim nga Zvicra.
Diçka e paimagjinueshme për të akuzuarit.
“Një dëbim nga vendi do të ishte katastrofë”, thotë ai.
Ai në moshën trevjeçare u largua nga Kosova me familjen. Nuk ka lidhje me Kosovën, nuk ka as familje atje dhe mezi flet shqip.
Në gjykatë u tha se në Zvicër ai kishte probleme me shkollën dhe nuk kreu shkollimin. Në vend të kësaj, ai kishte shkuar rrugëve të gabuara. U tha se ka një IQ 70 dhe vuan nga një personalitet i papjekur. Kryetari i gjykatë tregoi mirëkuptim dhe gjykoi në përputhje me rrethanat.
U tha se i akuzuar është treguar më i përgjegjshëm, është paraqitur në gjitha terminet për psikoterapi që i ishin përshkruar, nuk kishte bërë asnjë mashtrim për dy vjet e gjysmë dhe kishte shlyer një pjesë të dëmit financiar.
Nuk iu dha dënim me dëbim nga Zvicra. Por, u dënua me 36 muaj burgim, nëntë prej të cilave duhet të vuajë me çdo kusht. Por, pasi ka shërbyer atë periudhë, ai është lënë i lirë. Ai duhet të vazhdojë të bëjë terapi edhe për pesë vjet.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…