Djali 27-vjeçar i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë është arrestuar nën dyshimin për përdhunim, tha policia norvegjeze të martën.
Sipas mediave të huaja, Marius Borg Høiby lindi përpara se nëna e tij Mette-Marit të martohej me Princin e Kurorës Haakon dhe të bëhej princeshë në vitin 2001. Ai u arrestua për shkelje të kodit penal që ka të bëjë me “marrëdhëniet seksuale me dikë që është pa ndjenja ose për arsye të tjera nuk është në gjendje t’i rezistojë aktit”.
Policia saktësoi se ai akuzohet se ka kryer një “akt seksual pa marrëdhënie” ndaj një viktime “që thuhet se nuk ka mundur t’i rezistojë aktit”.
Viktima e supozuar është një grua rreth të 20-ave e cila nuk e njihte Høiby përpara se ta takonte atë ditën e incidentit të supozuar, tha avokati i saj Hege Salomon për CNN. Ajo nuk ishte në një lidhje me Høiby.
Høiby u arrestua vonë të hënën në mbrëmje, tha policia, dhe po mbahej në një qendër paraburgimi të martën në mëngjes. Avokati i tij, Øyvind Bratlien, i tha transmetuesit publik norvegjez NRK se ai e mohon akuzën.
NRK raportoi se Høiby tani është akuzuar për vepra të ndryshme kundër pesë personave të ndryshëm – katër gra dhe një burrë.
Tre nga gratë kanë qenë në një lidhje me Høiby, raportoi NRK, duke shtuar se ai është akuzuar për abuzim në marrëdhënie të ngushta ndaj të tre grave.
Në gusht, policia e akuzoi Høiby për ‘sulm dhe dëmtim kriminal’ pas një incidenti të dhunshëm në një apartament në Oslo që dyshohet se përfshinte ngjarjen me një nga tre gratë. Kjo grua ishte në një makinë me Høiby kur ai u arrestua të hënën, tha policia.
Høiby gjithashtu është akuzuar për kërcënim për të vrarë një burrë rreth të 20-tave, raportoi NRK.
CNN ka kontaktuar me avokatin e Høiby dhe Shtëpinë Mbretërore të Norvegjisë për koment mbi këto akuza.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…