Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është arrestuar dhe pritet që të akuzohet në lidhje me pagesën që i ka bërë pornostares Stormy Daniels për të blerë heshtjen e saj në lidhje me lidhjen që kanë pasur.
Burri që kaloi 4 vite në Shtëpinë e Bardhë u dërgua para gjykatës ditën e martë, në një kohë që po bën fushatë për t’u rizgjedhur President në zgjedhjet e vitit 2024.
Stormy Daniels tha se ka pasur lidhje me Donald Trump në vitin 2006, gjë të cilën Trump e ka mohuar gjithmonë. Në vitin 2016 ajo i tregoi mediave atë që kishte ndodhur. Avokati i Donald Trump, Michael Cohen, i dha 130 000 dollarë Danielsit që të mos fliste më. Kjo gjë nuk është e paligjshme, por ajo që futi në telashe Trumpin është se pagesa e Cohen është regjistruar në llogarinë e tij, duke u akuzuar se ka falsifikuar të dhënat e biznesit duke thënë se ishte një pagesë për shpenzime ligjore. Duke qenë se pagesa u bë në prag të zgjedhjeve, mund të cenojë edhe ligjet rreth pagesave që ndihmojnë fushatën elektorale.
A do të shkojë në burg Donald Trump?
Përfundimi më i mundshëm i këtij procesi gjyqësor është një gjobë, por ka edhe një mundësi që Donald Trump të përfundojë në burg. Maksimumi i dënimit për Donald Trump është 4 vite burg, nëse konsiderohet vepër penale.
A mund të kandidojë Trump për President?
Nuk ka asgjë në Kushtetutën amerikane që të pengojë Donald Trump për të vijuar fushatën e tij elektorale. Edhe nëse burgoset, në teori mund të kandidojë për President dhe të fitojë zgjedhjet. Në praktikë, një proces gjyqësor i gjatë do ta pengonte në fushatën e tij dhe në programimin e mitingjeve.