Në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e 22 nëntorit në një argjendari në Suharekë, është arrestuar edhe pronari argjendarisë “Buraku” në Prishtinë, merr vesh T7.
Aksioni është kryer nga katër zyrtarë policorë, të cilët kanë larguar klientët që ndodheshin në lokal, dhe pastaj kanë arrestuar pronarin. Ai është arrestuar rreth orës 13:00.
Indeksonline raporton se dyshimet janë se ai ka bashkëpunuar me grupin kriminal, duke bërë shit-blerje të arit me ta.
Ndryshe, një të dyshuarve për grabitje është vrarë, meqë ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë. Katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar, derisa një është arratisur.