LAJME

“Investoni në Shqipëri!”, Macron në forumin ekonomik: Është pikë kyçe në Mesdhe, së shpejti do të jetë në BE

Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar që po zhvillohet në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron iu bëri thirrje bizneseve që të investojnë në Shqipëri. Ai shprehu bindjen se në dy vitet që vijnë, vendi do të jetë pjesë e BE-së dhe kjo sipas tij është e rëndësishme jo vetëm për rajonin për të krijuar stabilitet, raporton A2 CNN.

“Është mirë t’ju kesh në Europë! Ky është një vend stabël dhe i besueshëm. Mos i nënvlerësoni fuqitë. Këtu në Shqipëri qartësisht keni në fakt pikën hyrëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, pikë kyçe në Mesdhe dhe Evropë, ndaj iu inkurajoj të investoni në Shqipëri, sepse keni udhëheqje të fortë. Nuk flas vetëm se është miku im, por sepse ka sjellë rezultate. Në dy vitet që vijnë duke qenë se ka mandat të qartë, do të jenë pjesë e BE. Të jeni të sigurt që ne si Evropë do të japim rezultate. Tani që kemi linjëzim të fortë mes Francës dhe Gjermanisë, do të bëjmë maksimumin që të realizojmë agjendën që folën, ju lutem investoni në Evropë, besojini Evropës sepse kemi nevojë për besimin e investimet tuaja që të realizojmë agjendën kaq ambicioze se është e duhura jo. Të punojmë së bashku për ekonominë, për emigracionin, për tregtinë. Nëse integrohemi në vende shumë të qëndrueshme, ndihmojmë stabilitetin dhe BE-në. Unë jam avokat që të mbyllim këtë anëtarësim në BE. Prandaj KPE është kaq e rëndësishme.Kemi bashkuar me Shqipërinë dhe shkollën 42, që është një element shumë i mirë”, u shpreh Macron.

Gjatë fjalës së tij kreu i Elizesë shprehu sërish mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas tij, shkruan A2 CNN, përtej Bashkimit Evropian është një Evropë më e madhe, që janë Ballkani Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina.

“Besoj fort se përtej BE, kemi një Europë më të madhe që janë Ballkani Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina. Kjo Evropë më e madhe është vend me mbi 650 milion banorë që nuk merren në konsideratë as nga pikëpamja gjeopolitike, as nga ajo financiare. Le t’i integrojmë edhe më mirë këto vende, le të punojmë së bashku për ekonominë, emigracionin, mbrojtjen, tregtinë. Nëse ne e bëjmë këtë, integrojmë vende shumë të qëndrueshme, pa luftë, pa destabilizim, nëse arrijmë një hapësirë më të mirëintegruar, përtej BE, natyrisht që jam një avokat i anëtarësimi dhe i mbylljes në 2027. Kemi ndërkohë një mundësi të jashtëzakonshme të 700 milion banorëve për ta bërë këtë vend, këtë hapësirë të respektuar nga të gjithë. Është një mundësi unike”, tha Macron.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago