Forcat e Mbështetjes së Shpejtë në Sudan njoftuan këtë të premte se kanë arrestuar “Abu Lulu”, një komandant lufte në ushtrinë sudaneze (SAF) të cilit mediat perëndimore i kanë dhënë nofkën “Kasapi i shekullit”.
Abu Lulu, emri i vërtetë i të cilit është Al-Fateh Abdullah Idris, është parë duke u mburrur në video në mediat sociale se ka vrarë i vetëm më shumë se 2,000 njerëz.
Në një video tjetër që dyshohet se është regjistruar në qytetin El Fasher, vendi i 48 orëve të luftimeve të ashpra midis dy grupeve rivale që kanë përgjakur Sudanin, gjenerali Abu Lulu shfaqet duke u tallur dhe në fund duke ekzekutuar nëntë persona nga afër.
Ai ishte gjithashtu aktiv në TikTok, duke postuar video të ekzekutimeve të njerëzve të paarmatosur ndërsa shfaqte emblemën e ushtrisë.
Në gusht, sipas Sudans Post, Abu Lulu dyshohet se i kërkoi një burri, i cili tha se zotëronte një restorant, të zbulonte vendndodhjen e udhëheqësit të një divizioni këmbësorie armik. Në atë kohë, ai kërkoi që burri të “fliste drejt”, duke shtuar: “Betohem në Zot se nuk flas shumë dhe nuk kursej askënd. Që kur Zoti krijoi Forcat e Reagimit të Shpejtë, nuk kam kursyer kurrë askënd – as një të burgosur, askënd.”
Kur burri këmbënguli se nuk kishte informacion, Abu Lulu e pyeti për etninë e tij, përpara se të nxirrte armën dhe ta qëllonte. Në një video të publikuar në ‘X’, RSF publikoi pamjet e arrestimit të Abu Lulu, i cili dyshohet se u dërgua në një burg në Darfurin e Veriut i akuzuar për “krime që ndodhën gjatë çlirimit” të El-Fasher.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…