Rinas – Një 33-vjeçar banues në Dubai, është arrestuar nga policia kufitare e Rinasit, për shkak se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.
I arrestuari raportohet se është M. T., 33 vjeç. Ai do të ekstradohet drejt Pakistanit, shtet ky që kishte lëshuar ndaj tij edhe urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrim publik duke përdorur arsye fetare”.
Njoftimi i policisë:
Rinas – Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Pakistanit, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, është arrestuar shtetasi:
M. T., 33 vjeç, banues në Dubai.
Ky shtetas është ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi gjatë përpunimit të detajuar të të dhënave nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tirana, ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt Pakistanit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Pakistan, për veprën penale “Mashtrim publik duke përdorur arsye fetare”.