POLITIKE

Satelitët “Albania 1” dhe “2” në orbitë/ Ironia e Përfaqësuesit të fermerëve: Rama ta lërë njërin për fermerët….

Përfaqësuesi i Shoqatës së fermerëve, Ervin Resuli foli në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, për problematikat e fermerëve dhe protestat që ata kanë organizuar.

Ai thotë se fermerët janë në prag falimentimi për shkak të një fare të domates, e cila ka rezultuar e prishur, por edhe për shkak të çmimeve.

Fermerët në protestë/ Farat e domates i çojnë drejt falimentimit: Jemi të mbaruar, do marrim çantat të ikim

Ndër të tjera Resuli komentoi satelitët “Albania 1″ dhe ‘Albania 2”, që kryeministri  Rama do të dërgojë në hapësire, për të kontrolluar vendin nga orbita.

Me ironi ai thotë se do i kërkonte Ramës ta linte njërin satelit në vend me fermerët, pasi nuk do ketë se çfarë të filmojë nga lart, duke nënkuptuar situatën në të cilën ndodhen fermerët e Shqipërisë, të cilët  rrezikojnë të ndalojnë aktivitetin e tyre bujqësor dhe blegtoral për shkak të kostove të larta.

“Unë do i bëja një kërkesë kryeministrit, që kur të nisi satelitët, një ta lërë këtu për fermerët, sepse nuk do ketë çfarë të fotografojë kur të çojë satelitët lartë” , u shpreh Resuli.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago