Arrestohet në Itali një prej autorëve të dyshuar të masakrës me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, të ndodhur në Velipojë në 2021-n. Burime për tvklan.al bëjnë të ditur se bëhet fjalë Elmilind Dyli, i cili nga ngjarja në fjalë mbeti i arrestuar. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ai u arrestua mëngjesin e së premtes, pasi u gjet i fshehur në një hotel në Misano Adriatico të Riminit.
Ndaj Dylit kishte një urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet shqiptare, pasi akuzohet për vrasje në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Kujtojmë se konflikti në fjalë ndodhi më 27 Qershor të 2021-t mes familjes Gocaj dhe Verracaku. Palët ishin të dyja pronarë hotelesh në Velipojë dhe shkak për ngjarjen e rëndë u bë një konflikt për vendosjen e çadrave në plazhin para bizneseve të tyre.
Nga të shtënat mbetën të vrarë më armë zjarri vëllezërit, Edmond e Xhovani Gocaj, kamarieri i biznesit të tyre Myrezim Zeneli, si dhe Kujtim Verracaku.
Ndërsa të plagosur mbetën Hasan Verracaku dhe Elmilind Dyli.
Gjithçka ndodhi kur familja Verracaku shkoi në hotelin e familjes Gocaj, që ndodhet pak metra larg biznesit të tyre, për t’u sqaruar për ndarjen e parcelave në plazh. Por sherri degradoi në përdorimin e armëve duke u shndërruar në tragjedi.
Për Elmilind Dylin, e arrestuar tashmë në Itali pritet që të nisin procedurat e ekstradimit drejt vendit tonë.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…