Pas 16 viteve kërkim, Policia e Kosovës e ka arrestuar, Ilir Abdullahun i njohur me nofkën “Liza”.
Ai dyshohet për përfshirjen në vrasjen e Triumf Rizës në vitin 2007. – vrasje që atë kohë kishte tronditur Prishtinën dhe Kosovën.
“Liza” njihet si bashkëpunëtori i Enver Sekiraqës në kohën kur kishte ndodhur tragjedia dhe prej atëherë kishin nisur hetimet.
Ka qenë i kërkuar për shumë vite nga Policia e Kosovës, teksa “Liza” ra në duart e Polciisë të dielën në ora 17:00, në Batllavë të Podujevës.
”Policia e Kosovës arreston personin e shumë kërkuar, i cili ishte në kërkim për vite me radhë Si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, sot me datën 16.07.2023, rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës është arrestuar i shumë kërkuari (I, A,) i njohur me nofkën “Liza”.
“I njëjti ishte në kërkim policor për disa vite me radhë, si i dyshuar për vepër penale të vrasjes së rëndë. Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij. Të gjitha veprimet e mëtejme policore, do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.