BOTA

Arrestohet spiuni polak, bashkëpunoi me Rusinë për t’i bërë atentat Zelenskit

Autoritetet polake kanë arrestuar një shtetas polak, i cili dyshohet se i ka dorëzuar Rusisë informacione të ndjeshme për të lehtësuar përgatitjen e një atentati ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Operacioni për arrestimin e spiunit polak u bë në bashkëpunim me Shërbimet Sekrete të Kievit (SBU). I arrestuari “Paweł K.” do të përballet me dënim që shkon deri në tetë vjet burg.

Pasi u arrestua në Poloni ai pranoi gatishmërinë e tij për të vepruar në emër të shërbimeve të huaja inteligjente duke pasur kontakte me shtetas të përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë.

Sipas prokurorëve polakë, ai kishte për detyrë “të mblidhte informacione në lidhje me sigurinë e aeroportit Rzeszów-Jasionka në Poloninë juglindore me qëllim që të ndihmonte shërbimet speciale ruse të planifikonin një sulm të mundshëm” kundër Zelenskyt, gjatë pranisë së tij në tokën polake.

Hetimi për rastin po vazhdon nga Shërbimi i Sigurisë së Brendshme të Polonisë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Kombëtare të vendit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

12 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago