Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj shtatë të akuzuarve për rastin e keqpërdorimit seksual të vajzës së mitur nga Drenasi.
Në mesin e të dënuarve për këtë rast është edhe arsimtari i të miturës, Shkëlzen Xhekaj.
Ai u dënua me 4 vjet e gjashtë muaj burgim për “Keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”.
Xhekaj po ashtu u gjet fajtor pasi që kishte nxitur të miturën për të kryer akte seksuale, duke i premtuar rrejshëm se do të martohet me të.
“I akuzuari Sh.XH., është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës nga neni 240 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Në këtë rast, në mesin e të dënuarve është edhe polici Vesel Veseli dhe avokati Gazmend Halilaj.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…