Është larguar nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur shqiptar Dhimitër Anagnosti.
Lajmin e ka bërë me dije vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një publikimi në media sociale.
Anagnosti ka ndërruar jetë pas mesnatës, më 1 shtator, pasi prej kohësh ishte i sëmurë.
“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!”, shkruan e bija në një mesazh emocionues për ndarjen nga jeta të të atit.
Dhimitër Anagnosti njihet si një nga regjisorët më të rëndësishëm dhe më me ndikim të kinematografisë shqiptare të shekullit XX.
Shkollën fillore e ndoqi në fshatin e lindjes, ndërsa studimet e mesme i përfundoi në Vlorë. Nga viti 1954 deri më 1960, ai studioi në Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Si punë diplome, bashkë me Viktor Gjikën, realizoi filmin Njeriu kurrë nuk vdes, bazuar mbi një tregim të Ernest Hemingway-t, i cili u shpërblye me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave të Kinemasë (Holandë, 1961).
Pas kthimit në Shqipëri, nisi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e Re”, ku kontribuoi në filma si Debatik (1961) dhe Toka jonë (1964).
Po aty xhiroi edhe dokumentarin e parë me ngjyra, Gurët dekorativë. Si regjisor debutoi në vitin 1966 me filmin Komisari i dritës (së bashku me Viktor Gjikën), për të vazhduar më pas me Dueli i heshtur (1967) dhe një seri filmash artistikë që lanë gjurmë.
Në karrierën e tij 40-vjeçare realizoi 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, si dhe 15 skenarë, shumicën e të cilëve i shkroi vetë.
Për veprën e tij të çmuar u nderua me titullin “Artist i Popullit” (1987), ndërsa në Festivalin e 10-të të Filmit Shqiptar iu akordua kupa e karrierës. Në fillim të viteve ’90 u përfshi aktivisht në jetën publike, duke qenë pjesë e lëvizjes demokratike. Shërbeu si deputet i Partisë Demokratike (1991–1996) dhe si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (1992–1994).
Më vonë, Anagnosti themeloi Fondacionin për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur artistë e intelektualë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Ai krijoi gjithashtu dramën Nata e trokitjeve në xham (2001), vënë në skenë në Teatrin Kombëtar, dhe në vitin 2005 realizoi filmin e tij të fundit Gjoleka, djali i Abazit, i cili u vlerësua me dy çmime ndërkombëtare në Itali.
Dhimitër Anagnosti mbetet një figurë emblemë e artit shqiptar, i njohur për guximin qytetar, mendimin e lirë dhe përkushtimin e tij të rrallë ndaj kulturës kombëtare.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…