Arbër Vokrri, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje i cili kërcënoi kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, ka thënë se deklarimi i tij ka qenë me përmbajtje satirike dhe ka kërkuar falje publike.
Vokrri, të martën tha se me votat që Shpend Ahmeti mori në kryeqytet, “mund të kërkoj azil në Amerikë”.
E për këto fjalë, Vokrri kërkoi falje publike të mërkurën. Tha se përmbajtja e deklarimit të tij është keqkuptuar dhe keqinterpretuar.
Statusi i plotë i Arbër Vokrrit:
Jam doktor, por jo i spinit mediatik
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë viktimë, dhe nuk viktimizon
Po e filloj me një kërkimfalje për publikun, për ata që u irituan pse e ktheva në temë “borën e parvjetme”. Populli e dha verdiktin dhe pajtohem që duhet shikuar dhe ecur përpara, pa humbë kohë në debate kot. Megjithatë motivin tim do ta spjegoj më poshtë.
Gjithashtu u kërkoj falje atyre miqve e qytetarëve të cilët u shqetësuan nga interpretimet ekstreme dhe përdredhja e mesazhit apo statusit tim në facebook të cilën e bënë spin doktorët dhe bullshit artistët e frustruar. Sipas tyre, Lëvizja VETËVENDOSJE! qenka hakmarrëse dhe si e tillë e papjekur për qeverisje. Ju siguroj se është e kundërta. Lëvizja është organizata politike më e persekutuar në hapësirën shqiptare të pasluftës, dhe më durimtarja. E kemi të vrragëzuar në lëkurën tonë gjurmën e dhunës dhe persekutimit andaj e dijmë se sa jonjerëzore është të përdoret pushteti për hakmarrje e padrejtësi. Nëse ne bëhemi si persekutuesit tanë, atëherë nuk ia ka vlejtë jeta jonë në sakrificë. Prandaj ju siguroj si aktivist i orëve të para se nuk do ta lejojmë një metamorfozë të tillë.
I falënderoj mediat që i dhanë kaq shumë hapësirë “vajtimit” nga “të frikësuarit” sepse tani Lëvizja është de-facto pushteti, e pushtetin duhet mbajtur nën presion, qoftë edhe pa shumë arsye. Këtu po e përmendi se i mirëkuptoj edhe qytetarët e zakonshëm të cilët presin kryesisht deklarata formale e përgjigje mjekësore prej meje, në vend të thumbimeve politike. Nganjëherë algoritmi i profesionit mjekësor (nga faza diagnostike tek ajo e mjekimit) nuk jep mesazh të ëmbël kur përpunon çështje politike.
Më lejoni që t’iu largoj dyshimet e sforcuara kujtdo që u ndikua: statusi im në facebook ka qenë më tepër satirik se sa qëndrim politik. E nuk është aspak qëndrim partiak.
Por dua ta them edhe këtë: tradhëtia nuk harrohet.
Nuk po nënkuptoj përgjegjësi penale, duhet të ketë përgjegjësi morale e politike. Fisi ma kishte thurë një elozhe për veten e tij në rolin e viktimës së shumëfishtë, duke më pandehë edhe mua si fajtor. Jo Fis, nuk të kom nxitë une ty e as shokët e tu me tentu shkatërrimin e një Lëvizjeje e cila është produkt i sakrificës së gjeneratës time (dhe jo vetëm), dhe e cila u bë bartëse e shpresës së popullit të Kosovës, madje edhe të kombit shqiptar, për çlirim e progres shoqëror. Plani i juaj për vjedhje të mandateve politike dhe për shkatërrim të Lëvizjes, mënyra e ekzekutimit të tij, na e ndaloi rritën e na i humbi dy vjet neve e popullit. Po, siq thotë edhe Nietzsche – çka s’arrinë me t’mbytë, t’forcon- na dolëm ma të fortë mbas goditjes që na e bëtë. Por forcën s’e kemi ndërmend me e përdorë kundrejt teje & bashkëpjesëmarrësve në komplot, rrini shlirë. Jo ndëshkim për komplotin apo tradhëtinë. Veq ruajuni nga deliktet e zakonshme, sepse ligji do të vlejë për të gjithë.
Fjala “azil” mundet me u interpretu në mënyra të ndryshme, dhe imagjinata e juaj kësaj radhe e shfaqi prirjen tuaj, jo timen. Unë me “azil” nuk nënkuptova strehë nga përndjekja pushtetare. Mbase diçka mes azilit të pensionistëve (p.sh. ata që pensionohen nga politika) dhe azilit për personat me nevoja të veqanta (shumë respekt e dashni për ta). Madje e mbusha positmin tim me plot zemra e dashni. Satirë pra!
Kush nuk ma kuptoi humorin, ju siguroj sërish se Lëvizja është këtu për të ju çliruar, jo uzurpuar hapësirën e mendimit dhe veprimit.
Për ata që qëllimisht e “keqkuptuan” jo veq statusin tim por plot tjerë, paj, çfarë të them… ka barna për këtë.