Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë të dhënë për mediat serbe është marrë pothuajse me të gjitha premtimet e dhëna të Albin Kurtit të cilat ndërlidhen me Serbinë dhe dialogun.
Sa i përket premtimeve të Kurtit, Vuçiq thotë se “gjërat nuk janë aq të thjeshta sikur je në opozitë dhe fletë pa përgjegjësi”.
Teksa ka folur për premtimin e Kurtit për zëvendësimin e taksës me reciprocitet, Vuçiq thotë se ai duhet të gjejë diçka për t’i ofruar popullit në Kosovë.
Megjithatë potencon se nuk mund të ketë reciprocitet pasi që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.
Paralajmërimit nga qeveria e Kurtit për heqje të taksës Vuçiq i sheh si lajme të mira, pasi sipas tij një vendim i tillë i ka shkaktuar dëme të mëdha Serbisë.
“Është mirë që po e konsideron heqjen e taksës, do të ishte mirë të bisedonim në të ardhmen”, ka thënë Vuçiq.
Sipas tij vendime të tilla janë të pritshme, pasi që Kurti dëshiron avancimin e pozicionit të tij si politikan.
“Kjo është diçka që pritet, Kurti është duke përparuar në pozitën e tij politike në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq.
Sa i përket mundësisë së uljes në tavolinën e negociatave me Kurtin, Vuçiq ka thënë se nuk përcakton Beogradi se me kë ulet në tavolinë, pasi që populli në Kosovë zgjedh përfaqësuesit e tyre.
Teksa ka folur për paralajmërimin e Kurtit për ligjin për gjenocidin, Vuçiq thotë se është një mashtrim i cili nuk mund të frikësojë Serbinë.
Në fund kreu i shtetit serb ka folur edhe për situatën e sigurisë. Vuçiq thotë se është i lumtur që në 8 vjetët e fundit nuk ka pasur ndonjë incident apo konflikt në baza nacionale.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…