Nëse koronavirusi nuk do të kishte dalë nga Kina, sot do të kishte qenë fundi i luftës!
Për herë të parë, që nga koha e shpërthimit të koronavirusit, në Kinë nuk është shënuar asnjë person i ri i prekur, përveç 34 rasteve të ardhur nga jashtë, ka konfirmuar Komisioni Kombëtar i Shëndetit në, Kinë.
Nëse më një muaj më parë, të gjitha vendet e botës bënin kujdes në kontrollin e pasagjerëve të avionëve që ishin ngritur nga Kina, tashmë është kjo e fundit që kryen kontrolle të imtësishme për të gjithë personat që futen në këtë shtet.
Deri tani, në Kinë janë konfirmuar 80,928 persona të prekur, nga të cilët 3245 kanë humbur jetën, 70,420 janë shëruar, ndërsa aktualisht janë të prekur edhe 7,269 persona