Atentat me armë zjarri në Fushë-Krujë, tre të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë Krujës.

Një atentat me armë zjarri dyshohet se i ka marrë jetën tre personave.

Sipas informacioneve paraprake është qëlluar ndaj një automjeti, i cili më pas është përfshirë nga flakët.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur disa postblloqe në aksin Fushë-Krujë Vorë dhe drejt Kamzës.