Bratislav Zhivkoviq, një mercenar serb i shpallur person non grata në Rumani në vitin 2017 për spiunazh në favor të Rusisë, është vrarë gjatë betejave në rajonin e Kurskut të Rusisë.
Kanalet pro-ruse në Telegram konfirmuan vdekjen e Zhivkoviqit, duke pretenduar se ai vdiq “në beteja të ashpra për çlirimin e rajonit të Kurskut”.
Qeveria serbe ende nuk ka komentuar mbi raportet. Zhivkoviq kishte luftuar për Rusinë kundër Ukrainës që nga viti 2014, si udhëheqës i një organizate paraushtarake nacionaliste serbe, çetnikët.
Në vitin 2017, ai u dëbua nga Rumania me urdhër të gjykatës për spiunazh pasi bëri fotografi të radarëve ushtarakë në bregun e Detit të Zi, dhe siguroi koordinatat e tyre GPS për kontaktet ruse.
Një vit më vonë, ai u burgos në Serbi për shkak të pjesëmarrjes në operacione ushtarake për një shtet të huaj, por më vonë u lirua.
Ukraina kishte hapur gjithashtu një çështje penale kundër Zhivkoviqit, për rekrutimin e të huajve për të luftuar kundër Ukrainës.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…