Rikthehen sërish vrasje në vend, ku mbrëmjen e sotme ka mbetur i vdekur një 57-vjeçar në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU-së.
Deri më tani dyshohet se bëhet fjalë për një atentat kundrejt Demir Backa në qytetin e Fierit.
Ky person është qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe ka ndërruar jetë në spital, ndër autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Backa kishte një lokal në Fier, të quajtura Piazza në qendër të qytetit dhe dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një femre.
Mbi 15 të shtëna terrorizojnë Fierin: Atentat me armë tek rrethrrotullimi. Vritet në makinë, Demir Baçka, pronari i një bar- kafeje
Dyshohet se ai ka pasur konflikt me një grup kriminal në Tiranë dhe se ngjarja e sotme ka shumë gjasa të lidhet me një incident të ngacmimit të një femre në Fier.
Ndërkohë që një mjet tip “Benz” është gjetur e djegur në fshatin Daullas të Fierit, që dyshohet se është përdorur nga 2 autorët e ngjarjes.
Forca “Shqiponja” dhe FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.